KEK aktivizon Task-Forcën për sigurinë në punë pas aksidenteve të fundit
dp

Lexo edhePa pikë turpi- Dikur ministre e Drejtësisë, por tani Albulena Haxhiu “pëlqen” postimin ku Matoshi tallej me përdhunimet në burgje

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka filluar punën Task-Forca për vlerësimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, pas aksidenteve të fundit në vendin e punës.
Sipas KEK-ut, krijimi i Task-Forcës është bërë në kuadër të masave të ndërmarra dhe në zbatim të konkluzioneve të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Korporatës.
Task-Forca përbëhet nga përfaqësues të strukturave operative dhe profesionale të KEK-ut, përfshirë edhe përfaqësues sindikalë. Në varësi të nevojës, në punën e saj mund të angazhohen edhe ekspertë të brendshëm apo të jashtëm për fusha të caktuara.
“Në fokus të saj do të jetë vlerësimi i plotë i sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, shqyrtimi i procedurave dhe standardeve ekzistuese, identifikimi i mangësive dhe propozimi i masave konkrete për forcimin e sigurisë, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.

Lexo edhePa pikë turpi- Dikur ministre e Drejtësisë, por tani Albulena Haxhiu “pëlqen” postimin ku Matoshi tallej me përdhunimet në burgje
KEK ka bërë të ditur se zbatimi i rekomandimeve do të jetë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e divizioneve, departamenteve dhe njësive përkatëse, ndërsa Menaxhmenti do të mbikëqyrë vazhdimisht realizimin e tyre deri në zbatimin e plotë.
“Siguria dhe shëndeti i punonjësve janë prioritet absolut i KEK Sh.A.”, thuhet në njoftim.