KEDS shkyq nga rrjeti “hajnat” e rrymës (VIDEO)
BILLI

Lexo edheEkspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni

Të shoqëruara nga Njësitet Speciale të Policisë, ekipet e KEDS kanë ndërmarrë aksion ndaj konsumatorëve që dyshohet se e kanë vjedhur rrymën.
Gjithsej janë kontrolluar tetë lokacione në Prizren. Cak ishin biznese kryesisht të vogla.
Pas vërtetimit të keqpërdorimit me energjinë elektrike, u morën veprimet e duhura.
Por kjo punë nuk përfundon këtu, pasi KEDS thotë se do të ndërmarrë hapat ligjor të cilët parashohin deri në tre vjet burg për keqpërdoruesit dhe mbulim të dëmeve të shkaktuara.

Lexo edheEkspertët tregojnë pesë simptomat e “Omicron” që nuk duhet t’i injoroni
Vjedhja e rrymës, sipas KEDS, është edhe e rrezikshme për ata që e aplikojnë.
Aksione të ngjashme u paralajmëruan edhe të tjera në të gjitha distriktet.