back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKEDS: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas...

KEDS: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Të ngjajshme

Eskalon G Bani me fjalë fyese pasi iu anulua koncerti në Drenas dhe u padit

Këngëtari G Bani ka eskaluar përmes një videoje pasi...

Vdes Ion Iliescu, udhëheqësi i parë postkomunist i Rumanisë

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu – një nga figurat...

Dua Lipa nis pushimet në jug të Shqipërisë pas përmbylljes së Festivalit Sunny Hill

Pas përmbylljes së edicionit të sivjetmë të Festivalit Sunny...

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se një numri “të konsiderueshëm” të konsumatorëve u është ndalur rryma në pjesë të vendit, veçanërish në rajonin e Anamoravës, për shkak të reshjeve të shiut e breshërit.

KEDS tha se ekipet e tyre janë në terren dhe po punojnë “pa ndërprerje” për ta rikthyer energjinë elektrike” sa më shpejt që të jetë e mundur”.

“Reshje të mëdha shiu e bresheri dhe erëra të fuqishme kanë përfshirë pasditen e të hënës Kosovën, veçanërisht rajonin e Anamoravës, por edhe pjesë tjera të vendit. Gjilani dhe rrethina janë më të prekurat, ku për shkak të motit të keq janë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për një numër të konisderueshëm të konsumatorëve. Ekipet e KEDS janë të mobilizuara maksimalisht dhe ndodhen në terren duke punuar pa ndërprerje për të rikthyer energjinë elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

“Rajonet e Pejës, Ferizajt dhe Prizrenit janë më pak të prekura. Ekipet tona janë në terren duke intervenuar edhe atje”, shton KEDS-i.

KEDS-i i ka falënderuar qytetarët për “durimin dhe mirëkuptimin në këto kushte atmosferike të vështira”.

- Advertisement -

Të Fundit