back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeKEDS me përgatitje maksimale për ditën e zgjedhjeve

KEDS me përgatitje maksimale për ditën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Bejta do të jetë banor i BBVK4?

Artisti, që mori vëmendje të madhe me këngën e...

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

KEDS është përgatitur maksimalisht për ditën e zgjedhjeve që të ketë furnizim me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe të eleminohet në kohën më të shkurtër të mundshme secili problem eventual që paraqitet.

Janë mbi 500 punëtorë që do të jenë të mobilizuar që nga koha e fillimit të votimit e deri në përfundim të saj. Ekipet do të jenë në dispozicion dhe të gatshëm për intervenim sa më të shpejtë për secilën qendër votimi. Kësaj liste i shtohen edhe 100 punëtorë rezervë në rast të kushteve të rënduara atmosferike. Të gjithë këta janë punëtorë në terren.

Plus kësaj, do të jenë edhe dhjetëra punëtorë të administratës që do ta bëjnë monitorimin nga qendra. Për herë të parë administrata do të menaxhojë ecurinë e furnizimit me energji elektrike gjatë zgjedhjeve në kohë reale përmes programit KOSOVANET për evidentimin e prishjeve, dhe Sistemi SCADA për kontrollin mbikëqyrës të nënstacioneve elektrike dhe marrjen e të dhënave të detajuara nga këto nënstacione.

Të njëjën kohë, KEDS ka në dispozicion edhe gjeneratorë mobil të cilët mjaftojnë për furnizim emergjent të objekteve në rast se ndodh ndonje e papritur. Gjithsejt janë 7 gjeneratorë mobil të shpërndarë në 7 Distriktet e KEDS anëkend Kosovës.

Për të eleminuar probleme eventuale teknike jashtë kompetrencës së KEDS-it, kompania ka kontrolluar secilën pikë a ka gjenerator dhe a është funksional. Në rast të ndonjë probemi eventual, atëherë ne ato pika do të intervenohet me gjeneratorë mobil nga kompania.

KEDS gjithashtu ka kontrolluar të gjitha pajisjet e ndricimit në qendrat e votimit paraprakisht në mënyrë që të sigurohet se secila nga to do të ofrojë ndricim. Një pjesë të konsiderueshme të pocave kompania i ka ndërruar vet, përkundër faktit se nuk janë përgjegjësi e kompanisë, pasi nuk ndizeshin. Kjo punë vullnetare e KEDS është bërë me qëllim që të këtë mbarëvajtje sa më të mirë të procesit dhe të jepet kontributi i përgjegjësisë shoqërore nga secili kur dihet rëndësia e procesit.

KEDS apelon tek të gjithë qytetarët e vendit se në rast të ndonjë defekti të lajmërojnë menjëherë kompaninë përmes kanaleve të komunikimit, duke thirrur në Qendrën e Thirrjeve pa pagesë në numrin 0800 791 00, emailit: [email protected] apo përmes mesazheve në faqen e KEDS-it në rrjetet sociale KEDS Energy.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz