HomeLajmeKEDS-i jep detaje mbi matësit e energjisë, që u dogjën në lagjen...

KEDS-i jep detaje mbi matësit e energjisë, që u dogjën në lagjen Dardania

Të ngjajshme

Netanyahu thotë se Izraeli nuk është palë në marrëveshjen Iran-SHBA

Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të...

“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Një nga shtetet organizatore, Meksika e ka nisur Kupën...

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar një numër të përfaqësimit në...

IndeksOnline raportoi sot për një ngjarje e papritur që ka ndodhur mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë.

Në një kompleks banesor, papritmas dhe nga shkaqe të panjohura, matësit e energjisë elektrike morën flakë.

Një nga banorët e atij blloku kishte deklaruar për IndeksOnline se së pari ishte ndalur një linjë e energjisë, si pasojë e së cilës kanë mbetur pa furnizim plot pajisje, përfshirë dhe ashensorin e objektit.

Më pas, orët matëse që gjenden në katin e parë të bllokut, u përfshinë nga zjarri.

Lidhur me rastin, nga KEDS-i kanë konfirmuar për IndeksOnline se ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po e monitorojnë situatën nga afër. Aktualisht po punohet intensivisht për sanimin e problemit në kohën më të shkurtër të mundshme, ndërsa shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura” deklaroi zëdhënësja e KEDS-it, Bleona Dallaveraj.

Nga ana tjetër, për rastin u deklarua edhe zëvendëskomandanti i zjarrfikësve, Samed Shkodra.

Shkodra bëri me dije se ekipet e zjarrfikësve iu përgjigjen telefonatës në rrugën “Ilaz Kodra”, por intervenimi nuk ishte i nevojshëm sepse fatmirësisht zjarri ishte ndalur me t’u ndërprerë energjia nga njësiti i KEDS-it.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz