BallinaLajmeKEDS familjarizoi nxënëset me rrjetin elektrik

KEDS familjarizoi nxënëset me rrjetin elektrik

Të ngjajshme

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Ishte në Samitin e EPC në Armeni, Kurti shfaqet në Shkup, Mexhiti: Mirëserdhe

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr këtë vendim

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen...

Koosva dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit financiar ushtarak

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës,...

Në ditën ndërkombëtare “Të ua prezantojmë vajzave profesionin e inxhinierisë” në qendren e trajnimeve të KEDS-it, të enjtën një grup prej 50 vajzave të shkollës fillore ” Xemajl Mustafa” në Prishtinë, nga klasa e parë deri në të pestën, iu prezantua profesioni i inxhinieres.

Ato patën mundësinë që nga afër të shohin dhe të mësojnë se si funksionon rrjeti elektrik, si trajnohen punëtorët, çfarë pajisje kanë dhe si punojnë, si funksionojnë trafostacionet, centralet, dhe si prodhohet dhe shpërndahet rryma.

“Ne kemi menduar që këtë ditë ta shënojmë duke i ftuar vajzat e shkollës Xhemajl Mustafa ta vizitojnë qendrën tonë të trajnimeve. Qëllimi është t’u tregojmë atyre që edhe ato në të ardhmën mund të bëhen inxhiniere, pra mund ta bëjnë këtë punë me lehtësi, madje edhe mund të ngjitën në shtylla. PRA, ATO MUNDEN”, tha Naxhije Pajaziti-Arifaj, Drejtoreshë për Komunikime në KEDS.

Nxënëset patën mundësinë që të shohin edhe demonstrimin praktik të përdorimit të pajisjeve elektrike, duke përfshirë procesin e ngjitjes në shtyllat elektrike, pastaj cilat janë pajisjet mbrojtëse, si duhet vepruar që të jemi të sigurt, dhe si duhet të bëhet kontrollimi i shtyllës, për të mos rrezikuar jetën tonë.

Vajzat u ndanë shumë të kënaqura nga ato që pane, mësuan dhe shprehen dëshirën që kur të rriten, edhe ato të bëhen inxhiniere.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz