back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKë do të emëroj Lladrovci nënkryetar të Drenasit dhe drejtor të Urbanizmit...

Kë do të emëroj Lladrovci nënkryetar të Drenasit dhe drejtor të Urbanizmit ?

Të ngjajshme

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Prokuroria kërkon dënimin e Alidemjat për krime lufte, mbrojtja lirimin e tij

Aktgjykim dënues kanë kërkuar Prokuroria Speciale si dhe përfaqësuesi...

Dorëheqja e Betim Berishës nga pozita e drejtorit të Urbanizmit në Drenas, ardhja e Xhavit Drenorit në këtë pozitë si dhe kalimi i Betim Berishës në pozitën e nënkryetarit, ishin temat më të diskutuara nga qytetarët e Drenasit.

Edhe pse Drenori fillimisht nuk u prononcua për kalimin e tij në këtë pozitë, të nesërmen sqaroi se nuk pranon të bëhet drejtor i Urbanizmit në Drenas.

Meqenëse pozita e nënkryetarit ë Drenasit ishte e lirë, pasi nga kjo pozitë u largu Arsim Haxhiu, kryetari i Drenasit pozitën e nënkryetarit ia besoj Betim Berishës.

Ndonëse deri më sot nuk pat ndonjë gjë konkrete në këtë drejtim, Betim Berisha sot përmes një njoftimi për media ka njoftuar se nuk do të jetë në pozitën e nënkryetarit të Komunës së Drenasit, për arsye personale e familjare.

Berisha ka falënderuar fillimisht kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, për mbështetjen e ofruar sa ishte në pozitën e drejtorit të Urbanizmit, ashtu edhe për besimin dhe ofrimin e pozitës së nënkryetarit të Drenasit, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët e deritanishëm. Në fund të letrës së tij, Berisha ka treguar se angazhimi im për qytetarët e Drenasit do të jetë në kuadër të kuadër të strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Drenas.

Llarovci deri më tani pothuajse ka kompletuar ekipin e tij. Tash së fundmi kanë mbet edhe dy pozita pezull, në të cilat ai do të duhet të emëroj edhe dy personalitete.

Mbetet të shihet në ditët në vijim se kush do të jetë pasardhës i Berishën në drejtorin e Urbanizmit, si dhe kush do të zëvendësoj Arsim Haxhiun në pozitën e nënkryetarit të Drenasit. /Drenica Press/

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz