HomeLajmeKE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

KE ngre shqetësime për pasaportat serbe që u jepen shtetasve rusë

Të ngjajshme

“Viva Mexico!”: Dramë në ndeshjen hapëse, gola, kartona të kuq dhe spektakël

Një nga shtetet organizatore, Meksika e ka nisur Kupën...

LVV shton një ulëse në Kuvend nga numërimi i votave të para të diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka shtuar një numër të përfaqësimit në...

Shtohen problemet për Afrikën, mbetet me një lojtar më pak

Janë vështirësuar punët për Afrika e Jugut, në ndeshjen...

Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim për faktin se Serbia po u jep shtetësi shtetasve rusë. Sipas këtij institucioni, numri në rritje i shtetasve rusë që, përmes marrjes së shtetësisë serbe, mund të hyjnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, përbën një sfidë të mundshme sigurie për të gjithë bllokun.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, kjo çështje përmendet rregullisht në raportet e institucionit, shkruan RTK.

“Edhe në raportin e vitit të kaluar u theksua veçanërisht se fitimi i të drejtës për udhëtim pa viza në BE nga shtetasit rusë, përmes dhënies së shtetësisë serbe, paraqet kërcënime të mundshme për sigurinë e Bashkimit Evropian”, tha Guillaume Mercier, zëdhënës i Komisionit Evropian.

Për shtetet e Bashkimit Evropian kjo paraqet problem, pasi në mesin e personave që marrin shtetësi serbe mund të ketë edhe shtetas rusë që janë subjekt i sanksioneve evropiane ose që konsiderohen rrezik për sigurinë e kontinentit.

Serbia është një nga vendet me përqendrim të madh të shtetasve rusë, veçanërisht që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar rreth 50 mijë shtetas rusë kishin qëndrim të përkohshëm në Serbi.

Zyrtarët evropianë konfirmojnë se po e shtyjnë përpara dialogun me Serbinë për këtë çështje, të cilën e konsiderojnë me rëndësi të veçantë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz