Ambicia për të udhëhequr me bastionin numër një të Partisë Demokratike të Kosovës sa vije e po shtohet.
Ndonëse Sami Lushtaku në fillim u prononcua se nuk e sheh veten më si kandidat për të qeverisur edhe një herë me këtë komunë, duket se gjërat rrodhën ndryshe pas zërave që u shfaqën në degë dhe kryesi, ku kërkonin që Sami Lushtaku të qeverisë edhe një mandat me Skenderajn.
Drenica Press merr vesh se Sami Lushtaku deri më tani gëzon përkrahjen më të madhe për të qenë kandidati për kryetar.
Një emër tjetër mjaft i përfolur ishte edhe ish-deputeti Nuredin Lushtaku, i cili u prononcua se ka një marrëveshje në mes tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, që ai heq dorë nga lista për deputet dhe të jetë kandidati i kësaj partie për Skenderaj.
Në përkrahje të Nuredin Lushtakut doli të jetë edhe djali i heroit kombëtar, Hamzë Jashari, Bekimi, i cili në një prononcim për media theksoj se nëse nuk kandidohet Nuredin Lushtaku nga PDK, do të jetë ai vet që do t’i futet garës për të parin e Skenderajt, si kandidat i pavarur.
Derisa brenda PDK-së qarkulluan emrat e Samisë dhe Nuredinit, si dhe emra të tjerë si kandidat potencial si: Fadil Nura, Faik Geci dhe Mihane Bekteshi, Aleanca Kosova e Re prezantoj kandidatin e saj për zgjedhjet komunale.
Ky subjekt politik pritet të garoj me Musa Dervishin.
Emri i ish-kryetarit të Skenderajt, Ramadan Gashi, u përfol se do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo kjo u mohua nga zëdhënësi i kësaj paritë, Shkodran Hoti.
Ndërsa LDK dhe AAK ende nuk kanë bërë të ditur se a do të garojnë me ndonjë kandidat për të parin e Skenderajt.
Data e 22 tetorit vetëm se po afrohet dhe do të jenë vet banorët e Skenderajt, që do të vendosin se kë do të zgjedhin për kryetar të tyre në mandatin 4 vjeçar. /Drencia Press/