BallinaShowBiz“Ke dhez pahiri”, Majk ia kthen ‘diss’-in Don Xhonit

“Ke dhez pahiri”, Majk ia kthen ‘diss’-in Don Xhonit

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Reperi, Kastriot Rexha i njohur me nofkën “Majk” është njëri ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar, për shkak të këngëve të tij të cilat janë kthyer në ‘hite’.

Së fundmi, Majk ka qenë i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi, ku ka treguar gjëra për jetën e tij profesionale dhe mbi projektet e reja.

Ashtu siç është rutina e programit, Majk ka realizuar ‘freestyle’-n e tij, me anë të të cilit i ka bërë ‘diss’ disa reperëve të tjerë.

Mirëpo, ajo që ka bërë më shumë përshtypje kanë qenë disa nga fjalët të cilat duket se i dedikohen Don Xhonit.

Ai ka përmendur faktin se Don Xhoni pati shkëlqimin e tij gjatë periudhës së karantinës, ku ‘freestyle’ i tij i parë u bë viral dhe numëron miliona klikime.

“Ke dhez pahiri, po mendon se ke mrri/ Dallojnë ata që dhezin dhe ata që shkruajnë histori”- thotë ai.

“Po qysh ka dhez shpejt iu ka hy uji/ Menduat se u bëtë shpejt, por fama ju ka mashtruar”

Më tej ai e akuzon për përdorim të ‘autotune’ duke thënë:

“Kur pata nis nota të larta me këndu më patën kritiku/ 1 vjet më von reperat tu munu me bo të njëjtin sen me autotune.”

Kujtojmë se një vit më parë në këngën “Unë foli i fundit” Don Xhon u bëri diss edhe Majk dhe Getoarit. “Pak me desht e blen një audi n’pandemi…” thotë Majk në bashkëpunimin e tij me Ghetto Geasyn “Hajde te baba” kurse Don Xhon thotë “Ti ke ble kerr, unë vil n’pandemi.”Majk ia kthen ‘diss’-in Don Xhonit

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz