KDTP reagon ndaj “Big Brother VIP Kosova 5” për gjuhën fyese ndaj identitetit dhe kulturës turke
dp

Lexo edheVajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës

Në reagimin e saj me shkrim, KDTP ka theksuar se është e papranueshme që identiteti dhe kultura turke të bëhen objekt i gjuhës fyese gjatë një debati mes dy konkurrentëve, transmeton lajmi.net.
Sipas KDTP-së, deklaratat e tilla dëmtojnë bashkëjetesën dhe paqen sociale, ndërsa mund të sjellin edhe përgjegjësi ligjore.
Partia ka vlerësuar se serioziteti i rastit shtohet edhe më shumë për faktin se këto shprehje transmetohen drejtpërdrejt para një audience të gjerë.

Lexo edheVajzat nuk përmbahen, debati i ashpër mes Zojës dhe Anjezës
Në fund, Dega e KDTP-së në Prishtinë i ka bërë thirrje menaxhmentit të Klan Kosovës që të kërkojë menjëherë falje publike dhe të ndërmarrë masat e nevojshme ndaj konkurrentit në fjalë./lajmi.net/