back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKDI: MI nënshkruan kontrata me kompani që paguajnë punëtorët 1 cent në...

KDI: MI nënshkruan kontrata me kompani që paguajnë punëtorët 1 cent në orë

Të ngjajshme

Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare

Egjipti dhe Irani kanë paraqitur ankesa zyrtare në FIFA...

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën...

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë se Ministria e Infrastrukturës (MI) ka lidhur kontrata për mirëmbajtje të rrugëve nacionale dhe regjionale verore dhe dimërore, sipas të cilave punëtorët paguhen me 0.01€ deri në 5.00€ për orë pune, transmeton Gazeta Metro.

KDI në një postim në Facebook ka njoftuar se tri kompanitë me të cilat MI ka nënshkruar kontratat, sipas KDI’së, në ofertat e tyre kanë deklaruar se puntorët i paguajnë me me 0.01€; 0.10€; 0.20€ dhe 0.30€ për orë pune.

“Me pranimin e këtyre ofertave, Ministria e Infrastrukturës ka legjitimuar shkeljen e të drejtave të punëtorëve të mbrojtura me Ligjin e Punës si dhe ka vepruar në kundërshtim me Rregullat dhe Udhëzuesin Operativ për Prokurim Publik”, thotë KDI në njoftim e saj në Facebook./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz