KB Peja mëson kundërshtarin në FIBA Europe Cup
dp

Lexo edheI qetë akull, kështu e përjetoi golin e Lautaros trajneri Scaloni

KB Peja ka mësuar kundërshtarin në fazën kualifikuese të FIBA Europe Cup.
Skuadra kosovare do të përballet me ekipin rumun Dinamo Bucharest në një duel që do të zhvillohet me sistemin vajtje-ardhje.
Ndeshja e parë është planifikuar të zhvillohet më 23 shtator, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 30 shtator.
Kualifikimin në fazën e grupeve do ta sigurojë skuadra që do të ketë diferencën më të mirë të pikëve në total pas dy përballjeve.

Lexo edheI qetë akull, kështu e përjetoi golin e Lautaros trajneri Scaloni
KB Peja do të synojë kalimin tutje dhe sigurimin e një vendi mes ekipeve më të mira të FIBA Europe Cup./Indeksonline/