Katër shtetas të huaj transportoheshin ilegalisht në Vërmicë, nisin hetimet ndaj shoferit
dp

Lexo edheRriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër

Policia e Kosovës ka iniciuar një rast për “Kontrabandë me migrantë” pas ndalimit të një automjeti në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku u gjetën katër shtetas të huaj.
Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 23 korrik 2026, rreth orës 08:30, kur njësitet policore ndaluan për kontroll një automjet me targa vendore, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar.
“Fsh. Vërmicë, Prizren / 23.07.2026 – 08:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edheRriten sërish çmimet e derivateve, nafta arrin në 1.69 euro për litër