Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë.
Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Malishevë, Gjakovë dhe Skenderaj.
Rastet e raportuara:
Graçanicë / 10.06.2026 – 02:00. Ankuesja kosovare ka njoftuar se i dyshuari kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Malishevë / 10.06.2026 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë/ 10.06.2026 – 16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Skenderaj / 10.06.2026 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.