HomeLajmeKatër persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se janë diler droge

Katër persona ndalohen për 48 orë, dyshohet se janë diler droge

Të ngjajshme

Shqipëria sonte ka testin e dytë me trajnerin Maran, luan miqësore me Luksenburgun

Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të ketë një test...

“5’shi i AAK-së”, Arbër Tolaj: Bizneset vendore kanë nevojë për përkrahje, jo pengesa

Kandidati i Aleancës për deputet, Arbër Tolaj, ka deklaruar...

Nafta dy centë më shtrenjtë, çmimet e karburanteve sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT-i) ka bërë...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, me inicialet M.K., V.K., Z.Z., dhe M.K., për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ndërmarr veprime hetimore, duke zbatuar edhe masat e veçanta hetimore, ndaj të njëjtëve.
Sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë dhe me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjakovë, sot më datë 05.06.2026, ka realizuar bastisje në shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të disa personave të dyshuar në qytetin e Gjakovës.

Gjatë bastisjes në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë në peshë rreth 293.96 gram,
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë në peshë rreth 124 gram,
Substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë në peshë rreth 13 gram,
Substancë e dyshuar narkotike (lloji i panjohur) në peshë rreth 116 gram,
Një (1) armë zjarri e shkurtë me dy fishekë,
Një (1) pushkë ajrore pa numër serik,
90 fishekë kalibër të ndryshëm,
Para të gatshme në shumë 6536.76 Euro, 474 dollar amerikan, dhe 60 franga zvicerane,
Pesë (5) telefona mobil të llojeve të ndryshëm.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ndaj të pandehurve M.K.,V.K.,Z.Z., dhe M.K., brenda afatit ligjor, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.
Prokuroria Themelore në Gjakovë është e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz