HomeLajmeKatër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Katër ditë pas zhdukjes në lumin Reuss, gjendet kufoma e 5-vjeçarit shqiptar

Të ngjajshme

Ramsey gjen punë si trajner, merr drejtimin e skuadrës angleze

Aaron Ramsey do të vazhdojë karrierën si trajner. Uellsiani, ka...

​Formacionet zyrtare Portugali – Uzbekistan

Portugalia, një nga favoritët për të shkuar larg në...

I erdhi dita, Ronaldo shënon golin e parë në këtë Botëror

Cristiano Ronaldo ka shënuar më në fund në këtë...

​Akuza të ashpra nga Beogradi: Petkoviqi mbron Radoiçiqin, akuzon Kurtin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë...

Nga prokurimi te të hyrat komunale, auditori gjen shkelje të mëdha në Komunën e Drenasit

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar një sërë parregullsish...

Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar, Tian Rahimi.

Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.

Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut, bashkë me familjen e tij, ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone.

Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch.

Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.

Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz