Sikur edhe çdo vit tjetër, vera merr pamje tjetër në Suharekë kur vie koha e organizimit që bën Golden Eagle.
Bëhet fjalë për organizimin e karnavalit “Golden Eagle” që tanimë është bërë një organizim i përvjetshëm dhe shumë i sukses hëm.
Edhe këtë vit ky karnaval do të mbahet që nga data 26 qershor.
Më këtë rast nis parakalimi nëpër qytet nga ora 19:00 deri në ora 20:00, kurse performanca në skenë është nga ora 21:00 deri në ora 00:30.
Aty do të performojnë DJ VIK Kraja, Ghetto Geasy, Tayna.
Kurse në natën e dytë më 27 qershor do të ketë perforamnca të grupeve në skenë, Carnival Party dhe performanca nga këngëtarë të ndryshëm, në mesin e tyre edhe Alban Skenderaj./Lajm.net/

