Karburant cilësor dhe shumë më tepër!

Në çdo udhëtim, afërsia dhe shërbimi i shpejtë bëjnë diferencën. Me një rrjet të gjerë pikash në
të gjithë Kosovën, Petrol Company është gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar derivate
cilësore, çmime të arsyeshme dhe shërbim kualitati.
Kompania angazhohet çdo ditë të ofrojë çmime konkurruese dhe transparente, pa bërë
kompromis me cilësinë.
Prania me lokacione anembanë Kosovës ua mundëson klientëve të gjejnë lehtësisht një pikë
Petrol Company pranë tyre. Kjo nënkupton më pak devijime nga rruga, më shumë kohë të
kursyer dhe një përvojë më të përshtatshme gjatë çdo udhëtimi.
Për të qenë edhe më afër klientëve, Petrol Company ka krijuar grupin e saj zyrtar në Viber.

Lexo edheZjarret në Greqi, situata mbetet kritike për të katërtën ditë
Përmes këtij komuniteti, anëtarët informohen në kohë reale për ofertat dhe zbritjet javore,
lojërat shpërblyese, dhuratat sezonale dhe hapjen e pikave të reja në Kosovë.
Komuniteti Petrol Company në Viber nuk është vetëm një kanal informimi. Ai është një hapësirë
ku klientët qëndrojnë të përditësuar, përfshihen në aktivitetet e kompanisë dhe përfitojnë nga
oferta të ndryshme.
Petrol Company vazhdon të zgjerohet, duke ruajtur të pandryshuar angazhimin e saj për cilësi,
shërbim të mirë dhe çmime që bëjnë diferencën.
Jeto më lirë me Petrol Company!














