Kapet një peshk i veçantë në Rradhimë të Vlorës (FOTO)
BILLI

Lexo edheKaltrin Murati, në garë për policin më të mirë në Vjenë. VOTONI

Një peshk i veçantë është kapur në Rradhimë të Vlorës.
Ai quhet peshku-gjalp dhe futet në familjen e peshkaqenëve.
Emërtimi i tij shkencor është Ruvettus Pretiosus, ndërsa në anglisht Oilfish.
Quhet kështu pasi lëkura e tij është shumë e yndyrshme dhe zakonisht kur gatuhet në restorante shfaq shumë yndyrë.
Peshku peshon 41 kg dhe ka një gjatësi prej 190 cm.

Lexo edheKaltrin Murati, në garë për policin më të mirë në Vjenë. VOTONI
E veçanta e kësaj specie është pasi vjen në brigjet shqiptare kryesisht gjatë ditëve të ngrohta të pranverës dhe verës.
Fakti që është kapur në stinën e dimrit tregon për një pranverë të parakohshme dhe efekt të ngrohjes globale e cila i bënë gjallesat nënujore të humbasin drejtimin.
