Kapet duke kultivuar bimë narkotike në një fshat të Beratit, arrestohet 38-vjeçari
dp

Lexo edheAksion kundër zhurmës në Gjilan, Policia shqipton pesë gjoba dhe paralajmëron kontrolle edhe më të rrepta

Policia shqiptare e ka arrestuar një 38-vjeçar në fshatin Zgërbonjë të Beratit, pasi dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike.
Prangosja e tij ka ardhur pasi njësitë policore kanë gjetur 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa.
“Nga veprimet hetimore të kryera me metoda proaktive u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Kontrollet antikanabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale në këtë fushë.”, thuhet në njoftim.

Lexo edheAksion kundër zhurmës në Gjilan, Policia shqipton pesë gjoba dhe paralajmëron kontrolle edhe më të rrepta
Rasti është iniciuar në organet e prokurorisë për procedura të mëtutjeshme.