back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBotëKapen rob ushtarët rusë, ministri i Jashtëm ukrainas: Nëna dhe gra të...

Kapen rob ushtarët rusë, ministri i Jashtëm ukrainas: Nëna dhe gra të ushtarëve, ktheni burrat tuaj në shtëpi – ata erdhën për të vrarë njerëz të pafajshëm

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Ushtria ukrainase po vazhdon të publikojë fotografi dhe video të ushtarëve rusë të zënë rob anembanë Ukrainës.

Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka publikuar imazhe të disa ushtarëve rusë që janë kapur nga forcat ukrainase.

Ai është drejtuar përmes rrjeteve sociale nënave dhe grave ruse që t’iu bëjnë thirrje bijve dhe burrave të tyre që të largohen nga Ukraina.

“Nëna, gra, vajza të ushtarëve rusë! Ktheni burrat tuaj në shtëpi. Ata erdhën në një tokë të huaj për të vrarë njerëz të pafajshëm, për të shkatërruar shtëpitë tona. Juve po ju gënjejnë. Populli i Ukrainës i pret me armë, jo me lule. Kërkoni nga autoritetet të ndalojnë luftën pushtuese, shpëtoni të dashurit tuaj!”, ka shkruar ai në Twitter.

Theksojmë ushtria ukrainase ka raportuar se deri më tani ka vrarë mbi 3500 ushtarë rusë dhe ka kapur të gjatë gati 200 prej tyre.

Ndryshe, zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha në një konferencë televizive “këto janë mijëra trupa të pushtuesve. Kjo është një nevojë humanitare. Ktheni mijëra trupat e pajetë të pushtuesve në Rus”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz