Kapen mbi 3 tonë mjete piroteknike në Mitrovicë, me vlerë rreth 5 mijë euro
01

Lexo edheMbi 50 aksidente brenda 24 orëve shkaktohen në Kosovë, një me fatalitet

Njësitet e antikontrabandës të Doganës se Kosovës kanë kryer një operacion të suksesshëm në regjionin e Mitrovicës, me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale.
Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro.
“Mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”, njofton Dogana, transmeton Gazeta Express.
Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit janë duke u intervistuar.

Lexo edheMbi 50 aksidente brenda 24 orëve shkaktohen në Kosovë, një me fatalitet