HomeKandidaturat “Oscar”, viti i komedive

Kandidaturat “Oscar”, viti i komedive

Të ngjajshme

Thyen arrestin në shtëpi dhe kryen 8 vjedhje brenda një jave, kapet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi...

Man City ofron 120 milionë euro për Enzo Fernández, Chelsea kërkon më shumë

Manchester City ka bërë një lëvizje të fuqishme për...

Prokuroria Speciale njofton për arrestimin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me...

Vdes e moshuara Hyra Geci nga Llausha e Skenderajt (FOTO)

Është ndarë nga jeta e moshuara Hyra Geci nga...

2014 duket se ishte viti i filmave komedi. Pikërisht dy të tillë, “Birdman” dhe “Grand Budapest Hotel” udhëheqin për këtë vit kandidaturat për çmimet “Oscar”, që të dy me nga nëntë të tilla në nëntë kategori të ndryshme.

Kandidatura të shumfishta kanë edhe filmat “Imitation Game”, “Boyhood” dhe “American Sniper”.

Një rekord personal arriti aktori Bradley Cooper, kandidat për herë të tretë radhazi për çmimin “Aktori më i mirë” me rolin e luajtur në filmin e Clint Eastwood,  “American Sniper”.

Cooper është i pari aktor që arrin 3 nominime të njëpasnjëshme pas Rossell Crowe, i cili bëri të njëjtën gjë në fillim të viteve 2000 për rolet e luajtura në “The Insider”, “Gladiator” dhe “A beautiful mind”.

Nominimet në kategoritë kryesore:

– Filmat kandidatë për “Filmi më i mirë”:
American Sniper
Birdman
Boyhood
The Grand Budapest Hotel
The Imitation Game
Selma
The Theory of Everything
Whiplash

– Regjisorët kandidatë për “Regjisori më i mirë”:
Wes Anderson (The Grand Budapest Hotel)
Richard Linklater (Boyhood)
Alejandro G Inarritu (Birdman)
Morten Tyldum – The Theory of Everything
Bennett Miller – Foxcatcher

– Aktori kandidat për “Aktori më i mirë”:
Steve Carell (Foxcatcher)
Bradley Cooper (American Sniper)
Benedict Cumberbatch (The Imitation Game)
Michael Keaton (Birdman)
Eddie Redmayne (The Theory of Everything)

– Aktorja kandidate për “Aktorja më e mirë”:
Marion Cotillard (Two Days, One Night)
Felicity Jones (The Theory of Everything)
Julianne Moore (Still Alice)
Rosamund Pike (Gone Girl)
Reese Witherspoon (Wild)

– Filmat me më shumë kandidatura:
9 – Birdman, The Grand Budapest Hotel
8 – The Imitation Game
6 – American Sniper, Boyhood
5 – Foxcatcher, Interstellar, The Theory of Everything, Whiplash

/ Top Channel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz