Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Hidaim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale i është drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Rama ka shkruar se “vendi jonë po ballafaqohet me kohë të vështira, kohë që kërkojnë vëmendjen dhe angazhimin e të gjithëve. Prandaj, le të bashkohemi që denjësisht të përfaqësojmë vullnetin dhe zërin tuaj, përmes Partisë Demokratike të Kosovës, në Parlamentin e Republikës së Kosovës”.
Ndër të tjera ai ka shkruar se është koha kur së bashku mund dhe duhet të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë; një të ardhme me mundësi të barabarta për të gjithë; një të ardhme që garanton shkollim cilësor e punësim me paga dinjitoze. Pra, një të ardhme ku të rinjtë e duan dhe ndihen krenar me vendin e vet. /Drenica Press/
Më poshtë mund të lexoni postimin e kandidatit Rama: