Kandidati i Presidentit Erdogan, deputeti me prejardhje shqiptare zgjidhet si Kryetar i Kuvendit të Turqisë
BILLI

Lexo edheTrageti i nisur drejt Shqipërisë pëson defekt në mes të detit, pasagjerët kalojnë tre orë panik dhe tmerr

Turqia shkoi ne zgjedhjet e kryetarit te kuvendit pasi kryeparlamentari Binali Yildirim dha dorëheqje për të garuar si kandidat i kësaj partie për kryebashkiak të Stambollit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 31 mars.
Şentop i cili ishte deputeti i Partisë AK për Stambollin, i lindur më 6 gusht 1968 në qytetin perëndimor të Turqisë, Tekirdag, është nga një familje me prejardhje shqiptare.
Sot, në kuvendin e Turqisë, ai arriti shumicën votave në raundin e 3-të ku morri 366 vota nga gjithsej 542, kundër kandidatët e tij ishin Engin Altay nga Partia opozitare Republikan Popullore (CHP) i cili mori 124, Serpil Kemalbay Pekgozegu nga Demokratike e Popujve (HDP) 46, Imam Huseyin Filiz nga partia IYI 33, ndërsa Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) nuk ka nxjerr kandidat kështu duke mbështetur kandidatin e Partisë AK. /Gazetaere.com/
Lexo edheTrageti i nisur drejt Shqipërisë pëson defekt në mes të detit, pasagjerët kalojnë tre orë panik dhe tmerr