back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeKandidatët për deputetë që mashtruan se janë “prof.dr.”

Kandidatët për deputetë që mashtruan se janë “prof.dr.”

Të ngjajshme

Sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dënohet me 15 vjet burg

Do Kwon, sipërmarrësi korean i kriptomonedhave dhe bashkëthemelues i...

Slot flet për situatën me Salah: Preferoj ta shmang një cirk mediatik

Trajneri i Liverpulit, Arne Slot është rikthyer të flas...

Përfundon protesta paqësore në përkrahje të çlirimtarëve në Shkup

Një orë pasi u shpall e hapur, përfundoi protesta...

Ahmeti: Amerikë, NATO, Evropë, faleminderit që mbështetët UÇK-në

Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së, ka marrë pjesë në...

Janë së paku dhjetë kandidatë për deputetë që kishin mashtruar elektoratin, kur në fushatën elektorale të zgjedhjeve të parakohshme, përpara emrit e mbiemrit kishin vënë titullin akademik “prof. dr.”. Mbështetur në të dhënat e institucioneve arsimore ku punojnë, ata nuk i kishin titujt që i proklamonin.

Pjesë e këtij mashtrimi ishin ish-ministra, ish-deputetë dhe njerëz të afërt me eksponentët kryesorë të politikës. Madje edhe një ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

“Prof. dr.” është shkurtesa për “profesor i rregullt”, gradë kjo më e larta akademike që lëshojnë universitetet në Kosovë. Mbështetur në Statutin e Universitetit të Prishtinës, ky titull sigurohet nga kandidatët që, përpos që e kanë gradën e doktorit të shkencës, ata tregojë edhe nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore për lëndën, që dëshmohet me një numër të rëndësishëm të monografive, teksteve mësimore, publikimeve në revista ndërkombëtare shkencore ose artistike, me më së paku 5 punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose artistike ndërkombëtare, si autor i parë ose korrespodent.

Veç kësaj, edhe me pjesëmarrje aktive në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare, pastaj me përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme, me aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme, me aftësi për udhëheqje akademike, si dhe me udhëheqje të temave të masterit dhe të doktoratës. Krahas emërimit për tituj, edhe kohëzgjatja e punësimit për ata që fitojnë këtë gradë bëhet për kohë të pacaktuar. Kjo vlen vetëm për profesorët e rregullt dhe jo për gradat e tjera, sikur është ajo profesor i asociuar (prof. asoc.) apo profesor asistent (prof. ass.).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz