Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues
dp

Lexo edheHoti: Abdixhikun s’e ka mbajtë askush për këmishe, besoj të shtunën mbyllet një kapitull e hapet një tjetër

Gjatë një konference për energjinë në Hamburg, Merz tha se pret që autoritetet amerikane të zhvillojnë një hetim të plotë për të kuptuar nëse ishte e nevojshme përdorimi i armëve në atë rast, duke shtuar se niveli i dhunës në Shtetet e Bashkuara është shqetësues.
Duke komentuar ngjarjen, ai theksoi se është e rëndësishme një hetim i qartë dhe i pavarur për të përcaktuar nëse efektivisht ekzistonte kërcënim ndaj oficerëve që i justifikonte të shtënat.
Vrasja e Alex Pretti, një 37-vjeçar i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë gjatë një operacioni të ICE-s në Minesapolis, ka nxitur protesta të gjera në SHBA dhe ka ngritur debate mbi përdorimin e forcës nga autoritetet federale, sidomos pasi ka pasur edhe një incident të ngjashëm disa javë më parë.

Lexo edheHoti: Abdixhikun s’e ka mbajtë askush për këmishe, besoj të shtunën mbyllet një kapitull e hapet një tjetër
Merz tha gjithashtu se pret që hetimet të përcaktojnë nëse veprimet e agjentëve janë zhvilluar në përputhje me ligjin dhe nëse përdorimi i armëve ishte i arsyeshëm.