Kampioni i Botës favorit për ta zëvendësuar Spalletin te Juventusi
dp

Lexo edheE fitoi çmimin “B.O.A.T”, reagon Cristiano Ronaldo: Futbolli është i tifozëve

Juventusi ka nisur kontaktet me Didier Deschamps, i cili shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës torineze në vend të Luciano Spallettit.
Sipas raportimeve, palët kanë zhvilluar tashmë kontaktet e para, ndërsa drejtuesit e klubit bardhezi e kanë identifikuar trajnerin francez si favoritin për të marrë drejtimin e ekipit.
Deschamps, ish-trajner i kombëtares së Francës, mund të jetë emri që Juventusi synon për të nisur një kapitull të ri. Megjithatë, mbetet të shihet nëse kontaktet fillestare do të konkretizohen me një marrëveshje dhe nëse klubi torinez do të vendosë të ndryshojë trajner.

Lexo edheE fitoi çmimin “B.O.A.T”, reagon Cristiano Ronaldo: Futbolli është i tifozëve