BallinaLajmeKamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim – kërkohet...

Kamioni i aksidentit në Gjilan gati dy vjet pa regjistrim – kërkohet paraburgim për pronarin e tij

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Prokuroria Themelore në Gjilan, mbrëmë rreth orës 19:30 minuta, ka ndaluar të dyshuarin V.T., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale, ‘’Mbikëqyrja e pandërgjegjshme e trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria ka ndaluar të dyshuarin V.T., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti, si person përgjegjës i kompanisë, më 7 mars 2019, e kishte lejuar të dalë në qarkullim automjetin transportues – kamionin, e markës ‘Scania’, pronë e SH.P.K ’VEV GROUP’ – Prishtinë, i cili ka qenë pa regjistrim dhe pa kontrollë teknike që nga data 18 gusht 2017, të cilin e ka drejtuar shoferi i kësaj kompanie M.A., me ç’rast i njëjti ka shkaktuar aksident trafiku, si pasojë e të cilit përveç dëmeve materiale, lëndime të lehta trupore kanë pësuar 23 persona, lëndime të rënda trupore 3 persona, ndërsa lëndime të natyrës vdekjeprurëse ka pësuar, i ndjeri Q.Ç.”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se Prokurorja e rastit, sot ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Tashmë i është caktuar një muaj paraburgim shoferit të kamionit që shkaktoi aksidentin me fatalitet në Gjilan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz