Kamionët kosovarë të bllokuar në kufirin e Serbisë/ Rama i shkruan Vuçiqit: Ngrijeni traun
01

Lexo edheRëndohet gjendja në SHBA, 605 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë

Sipas Ramës vetëm me solidaritet mund të mposhtim armikun e përbashkët
“Ngrijeni atë tra, le ta bëjmë rajonin shembull solidariteti” thuhet ndër të tjera në mesazhin e Ramës drejtuar Vuçiçit.
“Prej 24h kamionët me mallra nga Kosova janë bllokuar në kufirin e Serbisë! Linja e Gjelbërt në rajon s’mund t’i nënshtrohet rregullave të çdo vendi, po veç një rregulli të thjeshtë: Këtë luftë që duhet ta fitojmë së bashku duke ndihmuar njëri-tjetrin jo armikun e pakufi! Vetëm përmes solidaritetit pa kufi e kompasionit si njerëz të sulmuar nga një armik i egër, ne mund e duhet të fitojmë!Ju lutem z.President ngrijeni traun për kamionët e le ta bëjmë rajonin tonë shembullin rrezatues të Solidaritetit kaq të nevojshëm për ta fituar luftën.” shkruan Rama.

Lexo edheRëndohet gjendja në SHBA, 605 të vdekur nga koronavirusi për 24 orë
