BallinaLajmeKamberi: NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë pas provokimeve...

Kamberi: NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë pas provokimeve të vazhdueshme të Vuçiqit

Të ngjajshme

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Kompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur në Vjenë

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në...

Ligji për të huajt dhe automjetet, BE-ja mbështet qasjen e Qeverisë së Kosovës

Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me hapat e fundit...

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, duke komentuar stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, tha se roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç në raste të tilla për të mbajtur stabilitetin në rajon.

“Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, paraqet një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon. Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë”.

Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, Kamberi thotë se mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese.

“Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese. Ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave. Shtimi i forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare”.

Në fund, Kamberi kërkoi që NATO të rishikojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë.

“Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Tokësore të Sigurisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz