BallinaRegjionaleDrenasKallëzim penal ndaj 4 zyrtareve të komunës së Drenasit (dokument)

Kallëzim penal ndaj 4 zyrtareve të komunës së Drenasit (dokument)

Të ngjajshme

GOOOOOOOOOOOOOOOL – Kosova barazon rezultatin, Veldin Hoxha shënon super gol, dridhet Bratisllava

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin kundër Sllovakisë. Në minutën...

Goditje për Shqipërinë, lëndohet Ajeti

Në këto momente po zhvillohet ndeshja Poloni-Shqipëri. Por goditje e...

KEQ! Sllovakia kalon në epërsi, Kosova në disavantazh!

Sllovakia ka arritur të kaloj në epërsi kundër Kosovës. Në...

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

Kompania e sigurimit fizik “Commando” SH.P.K nga Prizreni ka paraqitur kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ndaj katër zyrtareve të komunës së Drenasit për keqpërdorim të pozitës, apo autoritetit zyrtare.

Në kallëzimin penal të siguruar nga “Front Online” thuhet se Blerim Nika, zyrtar përgjegjës i prokurimit në komunën e Drenasit, Sami Heta, Valdet Istogu dhe Xhavit Nebihi në cilësinë e menaxherit të kontratës, duke vepruar në bashkëkryerje, keqpërdorin pozitën, apo autoritetin zyrtar ashtu që me qëllim t’i shkaktojnë dëm personit tjetër dhe ti shkelin të drejtat e tij përkundër faktit se të njëjtit ishin njoftuar me njoftimin e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik me numër 42/2002 të datës 21.04.2020 dhe në kundërshtim me kontratën me titull “Sigurimi fizik i tri objekteve të Gjimnazit “Skënderbeu, Shkollës së Mesme Profesionale “Fehmi Lladrovci” dhe objektit të komunës, refuzojnë të gjitha kërkesat e të dëmtuarës “Commando” për zgjatje të periudhës së ekzekutimit  të kontratës siç ishte përcaktuar me kontratë.

“Më 07.05.2020 i dyshuari Blerim Nika nxjerr vendim numër 02-030/01-15209 dhe vendim 02-030=15208 me të cilat i shkëputet kontrata në mënyrë kundërligjore të dëmtuarës  dhe vendoset t’i konfiskohet sigurimi i tenderit të kontratës. Me këto veprime të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal” thuhet në kallëzimin penal të siguruar nga “Front Online”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz