Kallet atmosfera në Skenderaj, në momentin që paraqitet Hashim Thaçi në video
03

Lexo edheDomethënia e shamive të kuqe të Vetëvendosjes në shtyllat elektrike e në pemë

Në tubimin përmbyllës së PDK-së në Skenderaj është ngritur në këmbë gjithë publiku në momentin që ish kryetari i PDK-së paraqitet në video, shkruan Drenica Press.
Dy tubimet e paralajmëruara sonte nga PDK-ja në Drenicë kanë ngritur në këmbë qytetarët e Drenasit dhe Skënderajt.
Nga fotot dhe pamjet e siguruara nga portali Drenica Press, shihet se salla, ku po mbahet tubimi i PDK-së në Drenas është e stërmbushur me njerëz. Ndërsa, qindra qytetarë kanë mbetur jashtë sallës pasi nuk ka pasur vend brenda.

Lexo edheDomethënia e shamive të kuqe të Vetëvendosjes në shtyllat elektrike e në pemë
Po ashtu, në tubimin në Skenderaj, një numër i madh qytetarësh dhe përkrahësish të Partisë Demokratike të Kosovës, me flamuj të PDK-së dhe UÇK-së. Ata dëgjohen duke brohoritur UÇK dhe Hashim Thaçi./DRENICA PRESS/