back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeKah e morri vesh Vuçiq që Policia e Kosovës do të kryej...

Kah e morri vesh Vuçiq që Policia e Kosovës do të kryej arrestime në Veri?

Të ngjajshme

Polonia: Shtatë dronë dhe pjesë të një rakete janë gjetur deri tani

Shtatë dronë dhe “mbetje të një rakete” janë gjetur...

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, para dy javësh kishte paralajmëruar se do të kryheshin arrestime në Veri të Republikës së Kosovës nga njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

E për një gjë të tillë ai ka folur edhe sot gjatë seancës për Kosovën që po zhvillohet në Kuvendin e Serbisë.

“Kjo që po ndodh sot, është ajo që ne e kishim paralajmëruar rreth 15 ditë më herët, kur e kishim alarmuar komunitetin ndërkombëtar “, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ndër të tjera ai ka thënë se janë arrestuar rreth 23 persona, një prej të cilëve është shtetas rus, punëtor i UNMIK-ut.

Kreu i shtetit serb gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, ka gënjyer duke thënë se Policia e Kosovës ka shtënë në drejtim të civilëve të paarmatosur.

Ai ka folur edhe për një rrahje të serbëve që ka ndodhur në Shkollën Teknike në Zubin Potok.

“ Ka ndodhur edhe një rrahje e serbëve në Shkollën Teknike në Zubin Potok, kanë thyer shtëpi, në mënyrën më brutale të mundshme, për të treguar se a ta mëdhenj dhe të fuqishëm janë “, është shprehur Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar që në rast të përshkallëzimit të situatës, Serbia do të ndërhyjë ushtarakisht për të siguruar jetën e banorëve në Veri.

“Nëse rrezikohet rendi dhe jeta e popullit që jetojnë në veri të Kosovës, ushtria jonë do të mbrojë popullin tonë”, ka thënë Vuçiq./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz