Kafe falas për të moshuarit në lokalin e tij, shqiptari në Suedi: Do të vazhdojë sa të jenë gjallë

Naim Murseli është shqiptari që jeton që prej moshës 2-vjeçare në Suedi.
Ai ka hapur në qendër të qytetit të Uddevalla një lokal. Por së fundmi, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përmes një gjesti tepër human. Murseli ka vendosur një orar në ditë, kur jep kafe falas për të moshuarit.
Ai ka zbuluar se tani është shumë i famshëm në Suedi, ndonëse këtë gjest të bukur e quan thjesht simbolik.
“Në fakt rastësisht ka qëlluar në muajin e shenjtë të Ramazanit, por kjo nismë do të vazhdojë derisa të moshuarit të jenë gjallë. Në atë orë është shtuar numri i klientëve, është përhapur shumë këtu. Është një gjest nga ana ime simbolik, i jam mirënjohës suedezëve. Sepse mos harroni që edhe në Suedi ka persona që jetojnë jo në gjendje të mirë ekonomike”, ka thënë ai për Abc News Albania.

Lexo edheIsh-ushtari i UÇK-së themelon parti të re në Kosovë
“Unë me familjen time, kemi ardhur në 1992 dhe që nga viti 1995 jetojmë në këtë qytet. Këtu një kafe kushton 3 euro e 40 cent. Kjo gjë që bëj më kushton maksimumi 100 euro në ditë”, u shpreh Murseli.














