back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë

Kadri Veseli: Do të vazhdojmë mbështetjen për shëndetësinë

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kosovës i duhet kthjellim politik në 2026, përndryshe rrezikon të humbasë edhe 10 vjet tjera

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka dhënë një paralajmërim...

Cilësi dhe çmim që ta qetëson shpirtin

Në një treg ku çmimet ndryshojnë çdo ditë, Petrol...

Princi William bëri një gjest të rrallë ndaj Kate

Vizita shtetërore e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe bashkëshortes...

Rruga drejt paqes në Ukrainë është e paqartë, thotë Trump

Rruga përpara për bisedimet e paqes në Ukrainë është...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, kanë përuruar sot Klinikën e Emergjencës në ShSKUK, e cila është renovuar dhe është pajisur me pajisje të reja.

Kryeparlamentari Veseli ka falënderuar të gjithë punonjësit shëndetësorë për punën e tyre të jashtëzakonshme, ndërsa ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer institucionale për të lehtësuar punën e tyre në shërbim të qytetarëve.

Veseli tha se konform përgjegjësive të shtetërore, po u dilet përballë këtyre njerëzve.

“Kemi një mesazh shumë të qartë: shëndetësia është shumë e shtrenjtë. Kemi vendosur që qytetarët tanë të trajtohen denjësisht dhe të mos kenë nevojë të dalin jashtë vendit. Kemi marrë vendim së bashku me kryeministrin dhe ministrin që që t’i ngrisim pagat e gjithë personelit shëndetësorë shumë shpejt. Jemi të përkushtuar që prej mesit të vitit të ardhshëm asnjë pacient të mos ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private”, theksoi Veseli.

Kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin që sikurse Klinika e Emergjencës, të bëhen të gjitha qendrat spitale në Republikën e Kosovës.

“Falënderoj ministrin për punën e jashtëzakonshme të cilën është duke e bërë. Do të jemi bashkë në të gjitha proceset, në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe krijimit të kushteve sa më të mira për ta”, theksoi ai. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz