BallinaLajmeKadri Veseli takon komunitetin shqiptar në Kroaci

Kadri Veseli takon komunitetin shqiptar në Kroaci

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ambasadori i Kosovës në Zagreb, Gëzim Kasapolli, ka takuar përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare ne Kroaci.

Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli u njoftua nga përfaqësuesit e komunitetit shqiptar për të arriturat e tyre dhe për mundësitë e lidhjes më të madhe mes tyre dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i njoftoi përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare për të arriturat e Republikës së Kosovës dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me shtetin kroat, për tu krijuar qytetarëve kosovarë që jetojnë në Kroaci mundësi të reja, si në fushën e arsimit, po ashtu edhe në integrim më të madh në institucionet kroate.

“Biseduam për fuqizimin e lidhjeve midis institucioneve të Kosovës me qytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Kroaci. Komuniteti shqiptar në Kroaci është i fuqishëm ekonomikisht dhe punëson mijëra punëtorë. Ata shprehën gatishmërinë të gjejnë mënyra që bizneset e tyre t’i shtrijnë edhe në Kosovë”, tha kryeparlamentari Veseli pas takimit me përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Kroaci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz