back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKadri Veseli takon babain e Hashim Thaçit në Burojë (FOTO)

Kadri Veseli takon babain e Hashim Thaçit në Burojë (FOTO)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka vazhduar tubimet zgjedhore në qytete e fshatra të ndryshme të Kosovës.  Një tubim të tillë, Veseli me bashkëpunëtorë sot e ka mbajtur në fshatin Burojë të Skenderajt.

Buroja është fshati ku ka lindur presidenti Hashim Thaçi.

Veseli ka publikuar një foto edhe me babanë e presidentit, Haxhi Thaçin.

“Në Burojën mikpritëse, me miqtë e mi të përzemërt, ku ndjehem si në shtëpinë time. Sa herë që e takoj bacin Haxhi, marr gjithmonë nga ai shumë urtësi e mirësi”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ndryshe, PDK ka zhvilluar tubime elektorale edhe në Klinë, Deçan, Pejë, Lipjan, etj.

“Ne do t’i rrisim grantet investive dhe subvencionet për fermerët e vyeshëm të kësaj ane. Do ua subvencionojmë interesin deri në 80 për qind të gjithë prodhuesve që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova””, ka thënë Veseli në një tubim në Shalë të Lipjanit.

“Kapitalin e Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive do ta rrisim në qindra miliona euro dhe do ta themelojmë dhe zhvillojmë edhe Fondin për Punësim të Qëndrueshëm në shumë prej 200 milionë euro, i cili objektiv do ta ketë punësimin e të rinjve”, ka shtuar ai.

Në një tubim në Ferizaj, Kadri Veseli ka thënë koalicioni LDK-Vetëvendosje nuk duhet t’i ndodhë Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës, më 6 tetor, duhet të zgjedhin në mes të një Qeverie që e forcon bashkëpunimin me SHBA-në dhe e lufton korrupsionin ose një tjetre që Kosovës ia thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin”, Kadri Veseli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz