back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaRegjionaleKadri Veseli sot në Skenderaj

Kadri Veseli sot në Skenderaj

Të ngjajshme

Kryeparlamentari Kadri Veseli, sot do të jetë në fshatin Izbicë, për të marr pjesë në manifestiminin përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Izbicës.

Kadri Veseli pritet të arrijë në fshatin Izbicë para orës 11:00.

Në anën tjetër Komuna e Skënderajt nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se tubimi për shënimin e të Ditës së Martirëve të Komunës së Skenderajt dhe 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës fillon në ora 12:00 dhe mbahet në Kompleksin e Varrezave të Izbicës.

Paraprakisht nga ora 11:00, bëhen homazhe dhe vendosen  lule kushtuar të rënëve që prehen në këtë vend.

Ky manifestim përkujtimor si tradicionalisht organizohet nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me familjarët e të rënëve dhe martirëve në kuadër të shënimit të Ditës së Martirëve./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz