BallinaLajmeSkenderaj, nderohen deshmorët e fshatit Kllodernicë (Foto)

Skenderaj, nderohen deshmorët e fshatit Kllodernicë (Foto)

Të ngjajshme

Eurostat: 24% e familjeve shqiptare nuk paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë...

Neymar mesazh Ancelottit: Dua të rikthehem në kombëtare dhe të luaj në Botëror

E ardhmja e Neymarit në kombëtaren e Brazilit mbetet...

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Fshati Kllodernicë sot ka mbajtur tubim përkujtimor ku janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e këtij fshati dhe lokaliteteve përreth.

Në këtë tubim përkujtimor ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Skenderajt me bashkëpunëtorë.

Në fjalën e mbajtur më këtë rast, Nënkryetari Nura ka çmuar lartë kontributin e të rënëve të Kllodernicës, duke theksuar se institucionet lokale të Skenderajt po punojnë çdo ditë të vetëdijëshme për obligimin që kanë karshi atyre që u fliuan në themelet e lirsë dhe pavarësisë së Kosovës.  Nura në emër të Komunës së Skenderajt dhe Kryetarit Sami Lushtaku ka shprehur respektin maksimal për të gjitha familjet e dëshmorëve dhe të rënëve.

Kryetari i fshatit Fetah Kajtazi, ka shpalosur para të pranishmëve një historik të shkurtër të fshatit dhe kontributit të tij në histori, veçanërisht gjatë periudhës së fundit të luftës së UÇK-së.

Në fund të këtij manifestimi përkujtimor, nxënësit e shkollës “Migjeni” të Kllodernicës kanë shfaqur një program të pasur artistik. Nënkryetari Nura me bashkëpunëtorët e tij ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule pranë pllakës kushtuar të rënëve të Kllodernicës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz