BallinaLajmeKadri Veseli: Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit

Kadri Veseli: Ia uruam shtëpinë e re Hashim Thaçit

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Në vizitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilën e zhvilloi sot në shkollën ‘’Jeronim de Rada’’, ai ka folur edhe për fotografinë e fundit të publikuar në një darkë të përbashkët me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

I pyetur për takimin e mbrëmshëm me liderët ai ka dhënë një arsye për vizitën e përbashkët.

”Ia uruam shtëpinë e re [Hashim] Thaçit”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Ndërsa sa i përket taksës ai ka thënë se kjo tarifë do të mbetet derisa Serbia sillet njësoj karshi Kosovës.

Veseli veç kësaj ka bërë të ditur se draft-dokumentin për kushtet e taksës e ka paraqitur para dhjetë ditëve duke ua dërguar partnerëve të tjerë institucionalë.

Megjithatë, për një gjë të tillë duket se Veseli është hatruar pasi publikimi i këtij dokumenti, sipas tij, s’ishte i nevojshëm dhe i duhur.

”Serbia nuk do duhej t’i dinte kushtet tona”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz