back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeKadri Veseli: Gjykata për krimet serbe është e pashmangshme dhe do të...

Kadri Veseli: Gjykata për krimet serbe është e pashmangshme dhe do të ndodhë

Të ngjajshme

Dy të arrestuar në Prishtinë për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim milionësh

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e...

Nuk po mundet ta harrojë, Driloni flet sërish për Sarën

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,...

Zyrtare: Formacioni startues i Kosovës U21 kundër Spanjës

Kosova U21 sonte luan kundër Spanjës U21 në stadiumin...

Fenerbahçe e zyrtarizon Tedescon si pasardhësin e Mourinhos

Pasi u nda me Jose Mourinhon pas eliminimit nga...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në Kaçanik se Gjykata Ndërkombëtare për krimet e shtetit serb në Kosovë është e domosdoshme, është e mundur, është e pashmangshme dhe do të ndodhë.

Duke folur në Akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies heroike të Qamil Ilazit – Komandant Bardhit në Kaçanik, Kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare ndaj okupatorit serb, i cili vrau e masakroi mijëra qytetarë të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se janë disa personalitete të cilat në jetën dhe veprimtarinë e tyre pasqyrojnë gjithë fatin historik të kombit të tyre. Një personalitet i tillë, tha Veseli, ishte Qamil Ilazi, komandant Bardhi.

Ai tha se 30 vjet aktivitet në shërbim të vendin, flasin më se miri për një personalitet që e dinte se cilës kohë i përkiste, e dinte se çfarë kërkonte koha dhe atdheu prej tij.

“Qamil Ilazi, me guxim e vendosmëri, iu përgjigj kohës dhe atdheut, si njeri i lapsit dhe i pushkës. Në historinë e popullit tonë lapsi dhe pushka gjithmonë kanë shkuar bashkë. Qamil Ilazi me veprimtarinë dhe luftën e tij është shëmbëlltyrë e kësaj vlere të popullit tonë. Është shëmbëlltyrë e luftës tonë të drejtë, luftës të pastër, luftës tonë për liri e dinjitet kombëtar. Kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i sjellë lirinë një populli të robëruar me shekuj, i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit: e ka bërë më të drejtën botën”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se sot, të gjithë ata që kishim nderin të jenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndrojnë krenarë dhe ballëhapur para çdo kujt.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz