back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasKadri Veseli: Beteja e Llapushnikut rriti besimin e popullatës në forcën e...

Kadri Veseli: Beteja e Llapushnikut rriti besimin e popullatës në forcën e UÇK-së

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Gjermania drejt heqjes së ditës tetë orëshe të punës

Ministria Gjermane e Ekonomisë po promovon heqjen e ditës...

Tahiri: Gjykata rrëzon vendimin për grabitjen e pronës publike në Prishtinë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar njërën nga betejat më të ashpra ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë në Grykën e Llapushnikut, duke thënë se përmasat e luftimeve frontale të Llapushnikut, bënë jehonë në gjithë Evropën dhe rritën besimin e popullatës në forcën e UÇK-së duke masivizuar mobilizimin.

Veseli ka shkruar në Facebook se në të njëjtën periudhë një vit më pas, ndodhi “Epopeja e Çabratit” ku forcat heroike të UÇK-së bënë betejën e parë urbane të Luftës së Kosovës.

“Në të dy këto beteja të lavdishme, dhanë jetën për liri dhjetëra luftëtarë e martirë, si tregues që liria paguhet gjithmonë shtrenjtë. Ata na kanë lënë amanet atdheun, për ta mbrojtur e për ta mbajtur të paprekshëm. Na kanë lënë amanet Kosovën, që ta zhvillojmë e shndërrojmë në një vend të begatë”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz