Kadeti nga Kosova diplomon në Akademinë Ushtarake West Point në Amerikë

Postimi:
Kadeti nga Kosova diplomoi në Akademinë Ushtarake West Point të ShBA
Kadeti Arlind Sadiku nga Forca e Sigurisë së Kosovës ka diplomuar me sukses në Akademinë Ushtarake më prestigjioze në Botë, West Point të ShBA-së.
I pranishëm në ceremoninë e diplomimit të kadetëve që vinë nga gjithë bota demokratike ishte Presidenti Amerikan Donald Trump, i cili ju drejtua kadetëve dhe të pranishmëve në ceremoni duke theksuar rëndësinë e shkollimit në këtë akademie dhe detyrat qe i presin liderët e rinjë në rrugëtimin e tyre në jetën ushtarake dhe duke i përgëzuar ata për punën angazhimin dhe diplomimin me sukses.

Lexo edheOpozita i përgjigjet Kurtit për Haxhiun: E keni obligim t’i siguroni numrat, ne kemi ofruar alternativa
Kadet Sadiku do të vazhdoi punën e tij në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për të kontribuar në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së, me standardet më të larta të vendeve partnere dhe duke shpërndarë njohuritë e fituara tek pjesëtarët e FSK-së.














