back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKadaj-Bujupi godet keq PDK-në pas Konventës: Do ta populloni Llapin, Dyzi ju...

Kadaj-Bujupi godet keq PDK-në pas Konventës: Do ta populloni Llapin, Dyzi ju pret

Të ngjajshme

Izmaku: S’ka pasur kushte nga NISMA, as takime të reja me VV-në

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, deklaroi se NISMA...

Netanyahu i bën thirrje Katarit që “t’i dëbojë terroristët”

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Katarit që...

Lladrovci: Qytetarët kampionë, janë te numri 101

Ramiz Lladrovci ka realizuar  tri takime të ftuara nga...

Petkoviqi thotë se nesër do të mbahet raundi i ri i dialogut me Kosovën në Bruksel

Delegacioni i Beogradit, i kryesuar nga drejtori i Zyrës...

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën tre nxënës janë në gjendje kritike pas...

Konventës së sotme të PDK-së dhe deklaratës disa-pikëshe që doli nga kjo konventë, ku renditen disa çështje përfshirë përkrahjen për kryetarin e vet, Kadri Veseli e shprehjen e gatishmërisë për zgjedhje, i është përgjigjur deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.

Kadaj-Bujupi, në një prononcim për Periskopin tha se ishte PDK-ja ajo që për 10 vite në pushtet e shkatërroi Kosovën. Tendencës së PDK-së për ta paraqitur veten si parti që ekuilibron skenën politike të Kosovës dhe si vazhduese të kësaj tradite, deputetja i është përgjigjur duke thënë se i vetmi vazhdim për PDK-në do të jetë rruga për në Burgun e Dyzit.

Tha se përgjatë 10 viteve ne pushtet PDK prodhoi papunësi e varfëri, izolim e krim, spastrim etnik të shqiptarëve që u detyruan të ikin nga mjerimi, shkatërrimi i arsimit dhe shëndetësisë, de-industrializimi i vendit, degradimi i bujqësisë, shkatërrimi i  ndërmarrjeve publike, tkurrja e territorit e fuqizimi i Serbisë në Kosovë.

“Sot qytetaret përballen me realitetin e hidhur të shkaktuar kryesisht, edhe pse jo vetëm nga PDK”, shtoi deputetja.

Pikës 22 të deklaratës së nxjerr nga Konventa, ku thuhet “PDK siguron të gjithë qytetarët e Republikës se edhe më tutje do të vazhdojë dhe do të intensifikojë aktivitetin e saj politik, me qëllim të jetësimit të vlerave të lartpërmendura, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe krijimit të një ambienti social të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pa dallim”, Kadaj-Bujupi i është përgjigjur shkurt.

“E po e dimë qe kishit vazhduar por ketë here s’mundeni”, ishte përgjigja e saj.

Kadaj-Bujupi  tha se humbja e thellë që po e ndjen RTK-ja nuk mund të mbulohet me ekranin e RTK-së, sepse, sipas saj, maskat kanë rënë tashmë.

“Humbjen e thellë të cilën po e ndjeni tash nuk mund ta mbulojë as megalomania e një tubimi të shtrenjtë të shfaqur në ekranin e RTK-së, sepse maskat kanë ra, ndryshimi ka ndodh dhe shumica nga ju që sot mendoni se kostumet do t’ua ndreçin imazhin e keni gabim”, qe porosia e saj për PDK-në.

Për PDK-në, sipas deputetes, i vetmi vazhdim mund të jetë rruga për Dyz, me ç’rast tha se do të rritet numri i banorëve të Llapit.

“Të vetmin vazhdim e keni  rrugën për Dyz, me ç’rast do të rritet numri i banorëve të Llapit”, përfundoi ajo. /Periskopi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz