I ka dhënë 16 miliard $ për muslimanët, ky është biznesmeni nga Arabia Saudite

Mbrëmë përmes SnapChatit, biznesmeni nga Arabia Saudite, Sheikh Suleiman al-Rraxhi ka treguar se ka dhuruar 16 miliard$ apo 60 miliard rijal për bamirësi.
Ky lajm është dhënë nga ylli i rrjeteve sociale Mansur al- Reqeiba.
16 miliard $ i ka dhuruar gjatë gjithë jetës së tij, që është një nga shumat më të mëdha në historinë e botës Islame.
Ai ka dhënë dy të tretat e pasurisë së tij për bamirësi si vakëfi apo pasuri për dhe një të tretën ia ka lënë familjes. Raxhi thuhet se ka 23 fëmijë.
Kush është Suleiman al-Rraxhi?
Është një nga emrat e mëdha të botës së biznesit. Në vitin 2011 pasuria e tij është vlerësuar me 7.7 miliard nga Forbes, duke qenë një nga njerëzit më të pasur në botë.

Lexo edheJa ku rrinte Slobodan Millosheviq para se të dërgohej në Hagë (Foto)
Ai është themeluesi i bankës Al-Rraxhi (Al-Rajhi), banka Islame më e madhe në botë, një nga kompanitë më të mëdha në Arabinë Saudite. Thuhet se ai ka hequr shumë, duke punuar rëndë dhe duke u sakrifikuar, gjë që e ka bërë biznesmenin e suksesshëm sot.
Çka është vakëfi?
Vakëfi e njohur edhe në gjuhën shqipe, është donacionin i gjërave me vlerë, si pasuri, ndërtesë, tokë apo asete të tjera publike – jo me qëllim që ato ti kthen prapa pronarit, por ato ti lihen shoqërisë në shfrytëzim.
Ata nuk janë pronë e askujt dhe askush nuk mund ti blejë apo ti shes./KohaIslame.com/
Më poshtë është video ku ai tregon se sa ka dhuruar për bamirësi:














