Juventusi zyrtarizon rikthimin e Kolo Muanit

Juventusi ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit francez Randal Kolo Muani, i cili do të veshë sërish fanellën bardhezi pas eksperiencës pozitive që pati në klub gjatë sezonit 2024/25.
27-vjeçari ishte pjesë e Juventusit në formë huazimi në gjysmën e dytë të sezonit 2024/25, ku zhvilloi 22 ndeshje, realizoi 10 gola dhe kontribuoi me tri asistime, shkruan Indeksonline
Back in Bianconero… ⚪️⚫️
Randal Kolo Muani returns! 👊

Lexo edhe“Një përbindësh”, Mourinho s’i ndalë fjalët e mira për Moise Kean
Kolo Muani është produkt i akademisë së Nantes, ndërsa më pas shkëlqeu me Eintracht Frankfurtin, para se të transferohej te Paris Saint-Germain në vitin 2023. Pas aventurës së parë te Juventusi, sulmuesi kaloi sezonin e fundit në huazim te Tottenham Hotspur, ku regjistroi 41 paraqitje në të gjitha garat.
Tashmë, francezi rikthehet në Torino për të qenë pjesë e projektit të trajnerit Luciano Spalletti për sezonin 2026/27, me synimin për të forcuar repartin ofensiv të “Zonjës së Vjetër”./Indeksonline/














