Juventusi merr me vete dy shqiptarë në përgatitjet verore në Australi dhe Hong Kong

Juventusi do të vazhdojë përgatitjet verore dhe në turneun aziatik dhe australian të “Zonjës së Vjetër” do të jenë pjesë dy futbollistë shqiptarë.
Talenti 18-vjeçar nga Negotina e Gostivarit, Arman Durmishi, ka fituar besimin e stafit teknik të Juventusit pas paraqitjeve pozitive në dy ndeshjet e para miqësore ndaj Standard Liege dhe Nice, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i ri shqiptar është përfshirë zyrtarisht në listën e lojtarëve që do të udhëtojnë me skuadrën për turneun veror përgatitor, duke marrë një mundësi të artë për të treguar vlerat e tij në nivelin më të lartë.

Durmishi ka lënë përshtypje te trajneri Luciano Spalletti dhe stafi bardhezi me energjinë, lëvizjet dhe paraqitjet e tij në fazën përgatitore, duke u shndërruar në një prej emrave interesantë për të ardhmen e klubit torinez.

Lexo edheVrioni debuton me dy gola në Bundesliga të Austrisë
Përveç tij, pjesë e Juventusit do të jetë edhe ylli kosovar Edon Zhegrova.
Juventusi do ta zhvillojë turneun veror “The Juventus Summer Tour 2026” me ndeshje në Hong Kong dhe Australi. Skuadra e Spallettit do të përballet më 5 gusht me Chelsean në “Kai Tak Stadium” të Hong Kongut, ndërsa më pas do të luajë ndaj Interit më 8 gusht dhe Palermos më 11 gusht në Perth të Australisë./Indeksonline/














