Juventusi afër marrëveshjes me Alajbegovicin, dërgon ofertën e parë

Juventusi vazhdon me përpjekje për transferimin e talentit Kerem Alajbegovic, me negociatat që kanë hyrë në një fazë të avancuar.
Sipas raportimeve të fundit, klubi torinez i ka dërguar Bayer Leverkusenit një ofertë prej 33 milionë eurosh, plus bonuse, ndërsa bisedimet mes dy klubeve po vazhdojnë me ritëm të shpejtë, shkruan Indeksonline
Leverkuseni thuhet se është i gatshëm të pranojë ofertën, ndërsa Juventusi është në pritje të miratimit përfundimtar nga vetë lojtari për të mbyllur transferimin.
⚪️⚫ Juventus pushing for Kerem Alajbegović
Advanced talks ongoing following the Kolo Muani deal. Club and player negotiations in full flow to anticipate rival interest.

Lexo edheNdeshje e turpshme në Hajvali, Dukagjini eliminohet nga UEFA Conference League
Deal progressing positively.@FabrizioRomano #Juve #KeremAlajbegovic #Juventus #Transfers pic.twitter.com/xtLHBub5wj
— Tendo M.S Kevin (@TendoKevin) July 29, 2026
Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mbeten optimistë se marrëveshja do të përfundojë së shpejti, duke e bërë Alajbegovicin një nga përforcimet kryesore të skuadrës pas rikthimit të Randal Kolo Muanit./Indeksonline/














